Home / Article / Albanian / Ftohjet e zakonshme

Ftohjet e zakonshme

Është infeksion viral i butë që prekë hundën, fytin, sinuset, më një fjale rrugët e sipërme respiratorë. Është shumë e zakonshme, zakonisht zgjatë deri në dy javë.
Simptomat:

  • Dhimbje fyti
  • Rrjedhje hundesh apo të bllokuara
  • Teshtimë
  • Koll

Përveç simptomave të lartcekura mund të ndodhin edhe këto simptoma: temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, edhe pse këto janë më të shpeshta tek gripi.
Çfarë të bej: nuk ka kure për ftohjen, por ju mund të kujdeseni për veten tuaj në shtëpi, duke: pushuar, duke pirë shumë lëngje, ushqim të shëndetshëm, merrni analgjetik të tillë si: paracetamol apo ibuprofen. Përdorni sprej dekongjestiv nazal ose tableta, nëse hundët janë të bllokuara. Mos përdorni dekongjestiv tek foshnjat, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna pa konsultimin e doktorit tuaj.
Kur të vizitoj mjekun:

  • Nëse simptomat zgjatin më shumë se tre javë
  • Keqësim i gjendjes
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje gjoksi, kollitje me gjak
  • Nëse jeni të shqestuar
  • Nëse keni sëmundje kronik të mushkërive

Si mund të përhapen ftohjet: një person behët ngjitës disa ditë para se të fillojnë simptomat e tyre, e deri në largimin e të gjitha simptomave. Kjo do të thotë se njerëzit me ftohje të zakonshme janë infektues për dy javë. Mënyrat se si mund të infektohemi janë:

  • Nga spërklat
  • Duke prekur lëkurën e të infektuarit e më pas duke prekur gojën apo hundën tuaj
  • Duke prekur objektet apo sipërfaqen e kontaminuar

Ftohja përhapet më lehtë në mes të grupeve të njerëzve në kontakt të vazhdueshëm, p.sh fëmijët, kampet ushtarake etj.
Prevenimi i ftohjes së zakonshme: ju mund të merrni disa hapa të thjeshtë për  të ndihmuar parandalimin e përhapjes p.sh: lani duart tuaja rregullit, veçanërisht pasi keni prekur hundën gojën dhe para  trajtimit të ushqimit, përdorni vetëm gjerat tuaja personale si gotë, filxhan, enë kuzhine etj. Është vërtetuar që vitamina C, zinku dhe hudhra mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes.

About dr.Dukagjin Zeqiraj

Check Also

Bad Blood? Why Transfusions from Women May Be Risky for Men

Getting blood from a woman who has ever been pregnant could be risky for men, …

Treating flu

You should consider seeing your GP if you’re at a higher risk of becoming more …

Flu – Symptoms

However, you may have a lingering cough and still feel very tired for a further couple of weeks. …

Leave a Reply

%d bloggers like this: